For our “Coaching for Employment and Reintegration” project, we are looking for consultants to oversee implementation of Recognition of Prior Learning initiatives as per the requirements in the document below.
For our “Coaching for Employment and Reintegration” project, we are looking to partner with Private Sector Companies, Vocational Training Centers and Organizations that are aiming to develop models of cooperation to train and integrate young people and returned migrants in the labor market:, as per the requirements in the document below.
For our “Coaching for Employment and Reintegration” project, we are looking for Trainers in Human Resources and Private Sector. Please see the requirements in the document below.
The “Perspektiva të Reja – New Perspectives” project (NP) has conceptualized the idea of launching a Student Ambassador program for young people (14- 18 years old) from Kukës County who want to be engaged as NP Ambassadors in their schools throughout the academic year. The program targets individuals that are passionate about activism and creating social change, in particular as it relates to youth issues. Their responsibilities would include acting as points of contact for their school and their peers, participating in NP events, and spreading awareness of NP programs and initiatives on social media platforms. Ambassadors will also be able to develop and receive training in communication, public relations, and interpersonal skills. The student ambassadors scheme supports the New Perspectives programs and initiatives and widens participation activities. The new Perspectives project’s mission is to invest in young women and men across the region to unleash their potential to become social innovators, leaders, thinkers, and powerful forces for change in their communities, cities, and the region at large.
For more information, please take a look at the document below:
Projekti 'Perspektiva të Reja' financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Swisscontact, në konsorcium me TAG International. Projekti synon përmirësimin e kushteve kyçe socio-ekonomike që shpesh i shtyjnë njerëzit të migrojnë në mënyrë të parregullt në MB nga Veriu i Shqipërisë (Kukës, Has, Tropojë dhe Dibër). Projekti zgjat nga shtatori 2022 deri më 31 mars 2026.
Mekanizmi i financimit të grantit të projektit është krijuar për të ndihmuar të rinjtë që kërkojnë të krijojnë mikro-biznesin e tyre, për të ndihmuar bizneset e NVM-ve me mundësi për të krijuar vende pune dhe të ardhura shtesë për njerëzit (kryesisht të rinj), dhe për të lehtësuar investimet në infrastrukturën strategjike ekonomike në sektorët dhe qendrat me mundësi të mëdha.
Kjo thirrje është një mundësi për subjektet e kualifikuara për të aplikuar për grante për të kryer aktivitete që mbështesin sipërmarrjen, punësimin dhe zhvillimin e biznesit të Qarkut të Kukësit dhe Bashkisë së Dibrës në fushat specifike të përmenduar më poshtë.
Aktivitetet e financuara nga grantet e projektit do të realizohen në qarqet Kukës dhe Dibër, përkatësisht në Bashkitë Kukës, Has, Tropojë dhe Dibër.
Aktivitetet e kualifikuara të mbështetjen me grante:
Projekti nxit aplikimet nga të gjithë individët që propozojnë krijimin e një kompanie/ sipërmarrje, mikro-bizneset, NVM-të dhe PPP-të nga grupe ose organizata që kontribuojnë në objektivat e projektit dhe çojnë në rritjen e punësimit në Qarkun e Kukësit dhe Bashkinë e Dibrës. Më poshtë është lista e aplikantëve të kualifikuar, por pa u kufizuar, që mund të aplikojnë për grant:
• Mikro-bizneset (mundësisht ata që kanë përfunduar ciklet C4EE, ciklet e mentorimit të mikro-biznesit ose kampet verore të sipërmarrjes rinore)
• Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (mundësisht ato që kanë mundësi për të krijuar punësim direkt ose indirekt)
• Ndërmarrjet e përbashkëta PPP (mundësisht ato që drejtohen nga palë private)
• Ofruesit e shërbimeve që ju qasen kufizimeve në sektorët me prioritet ekonomik
• Organizatat e biznesit dhe profesionistëve që ju qasen kufizimeve në sektorët me prioritet ekonomik
Aktivitetet e grantit të projektit do të kryhen në bashkëpunim me partnerët e projektit si komuniteti vendor i mikro-biznesit dhe NVM-të, komuniteti i biznesit të NVM-ve nga diaspora apo migrantët, institucionet mikro-financiare dhe bankare dhe bashkë-investitorët, PPP-të e krijuara për të menaxhuar infrastrukturën strategjike ekonomike në sektorët dhe qendrat ekonomike me mundësi të mëdha, qeveritë vendore, OJQ-të dhe ofruesit e shërbimeve shtetërore.
Për më shumë informacion, ju lutemi shikoni thirrjen e mëposhtme dhe formularin e aplikimit:
Projekti ‘Perspektiva të Reja’ financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga Swisscontact, në partneritet me TAG International. Projekti do zbatohet përgjatë periudhës Shtator 2022 – Mars 2026 dhe synon përmirësimin e kushteve socio-ekonomike që shpesh i shtyjnë njerëzit nga veriu i Shqipërisë (Kukës, Has, Tropojë, Dibër), të migrojnë në mënyrë të parregullt në Mbretërinë e Bashkuar.
Për këtë qëllim projekti synon gjenerimin e punësimit, mbështetjen e biznesit lokal dhe zhvillimin e tij.
Në këtë kuadër, projekti Perspektiva të Reja do të zbatojë programin e bursave, e cila konsiston në dhënien e bursave për të rinjtë e bashkive Kukës, Has, Tropojë dhe Dibër në drejtimin e zhvillimit të karrierës dhe formimit profesional si kërkesë e tregut për të rritur punësueshmërinë e tyre në rajon. Për realizimin e këtij programi, Projekti bashkëpunon me institucione të ndryshme, për të ofruar mundësi sa më të mira për të rinjtë nga Veriu i Shqipërisë duke synuar kontribut të përbashkët.
Për më shumë informacion rreth të gjitha programeve, ju lutem shikoni dokumentin më poshtë.
Pas leximit të informacionit të detajuar në dokument, ju lutemi aplikoni në linkun Google Form që gjendet në dokument:
Projekti “Perspektiva të Reja” shpall thirrjen për shprehje interesi nga individë / mikro-biznese të interesuar për të marrë pjesë në garën për plane inovative biznesi në bashkitë e Kukës, Dibër, Has dhe Tropojë, në sektorët e përzgjedhur (përpunim ushqimor, turizëm/agro-turizëm, bimë aromatike dhe mjekësore, fruta pylli dhe teknologji informacioni dhe komunikimi).
Qëllimi kryesor i garës së ideve inovative të biznesit është të ndihmojë sipërmarrësit e vegjël të përmirësojnë kapacitetet e tyre të planifikimit dhe zhvillimit të biznesit me anë të trajnimeve të specializuara nga ekspertë zhvillimi biznesi dhe ofrimit të mbështetjes financiare për përmirësimin/zgjerimin e bizneseve.
Më konkretisht, Konkursi i ideve inovative të biznesit synon:
- Të identifikojë iniciativat e sipërmarrjeve private me potencial të lartë rritje, të afta për të nxitur zhvillimin e ekonomisë së vendit ku operojnë dhe për të krijuar vende pune në bashkitë e përzgjdhura;
- Të promovojë të menduarit inovativ sipërmarrës midis sipërmarrësve të rinj në 5 sektorët e përzgjedhur;
- Të nxisë të menduarit inovativ të biznesit, një ekosistem të gjallë sipërmarrës në qarkun Kukës dhe bashkinë Dibër;
- Të mbështesë me grante në vlerën deri 500,000 Lek, fituesit e planeve më inovative të biznesit.
Për të gjithë të interesuarit, ju lutem shikoni dokumentin e mëposhtëm ku mund të gjeni të gjitha informacionet e detajuara.
Pasi të keni lexuar të gjithë informacionin, linku ku mund të bëni aplikimin gjendet më poshtë.
Qendra për Sipërmarrje Rinore (QSR) është një hapësirë fizike që bashkon të rinjtë, studiuesit, krijuesit, bizneset dhe novatorët për të krijuar dhe ushqyer ide dhe për t’i shndërruar ato në produkte dhe shërbime që mund të shiten e të krijojnë të ardhura. Njëkohësisht QSR shërben për fuqizimin e kapaciteteve dhe aftësive profesionale e sipërmarrëse të të rinjve dhe kujtdo që është i interesuar, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja. QSR synon të shërbejë si një nga pikat qendrore të sipërmarrjes dhe inovacionit sipërmarrës të qytetit, si dhe të funksionojë si një qendër aktivitetesh që inkurajon bashkëpunimin dhe ku gjenerohen aktivitete që prodhojnë ide dhe aftësi të reja për të rinjtë, bizneset dhe qytetarët në përgjithësi. Qendra synon të bëhet një komunitet i përqendruar ku ndërveprimet në hapësirat e përbashkëta mund të nxisin rezultate të frytshme. Mjedisi i hapur e neutral i QSR është thelbësor që anëtarët e komunitetit të mblidhen në qasje bashkëpunuese, të kryejnë kërkime, diskutojnë dhe ndërmarrin zgjidhje, si dhe zgjerojnë ndikimin e tyre qytetar e profesional. Nga ana e biznesit, sektorë dhe industri të ndryshme ndërveprojnë në qendër duke krijuar mundësi për të diskutuar e bashkëpunuar midis tyre dhe me njerëzit e duhur për të çuar përpara ide të reja nëpërmjet aftësive dhe veçorive të ndryshme që ata posedojnë. QSR kthehet në ambient të hapur ndaj organizimit të kurseve të ndryshme profesionale të formësuara rreth nevojave specifike të komunitetit. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për të organizuar një program disa javor për një start-up apo lehtësimin e takimeve me qëllim krijimin e lidhjeve, këto ndërveprime ndihmojnë të rinjtë, sipërmarrësit e rinj dhe kompanitë me eksperiencë të kenë qasje në njerëzit dhe burimet e nevojshme për të sjellë risi në treg.
Për më shumë informacion, shikoni paketën e aplikimit më poshtë: